DEBATI/ Çelo Hoxha nxjerr dokumentin se si i ati i Kastriot Çipit firmosi arrestimin e poetit Xhagjika. Reagon regjisori: Je skllav në shpirt

Celo Kastriot

Vendimi i Britanisë së Madhe për të shpallur non grata kryetarin e PD-së, Sali Berisha është bërë shkak i një debate të fortë publik në rrjetet sociale mes kreut të Institutit të Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, Çelo Hoxha dhe regjizorit të njohur, Kastriot Çipi.

Gjithçka ka nisur pas një statusi të Hoxhës, i cili shkruan se një luftë që nuk fitohet dot, nuk niset fare. “Në kohën e Kongresit të Berlinit, shqiptarët ishin të fortë mjaftueshëm për ta mbrojtur Ulqinin. Malazezët e provuan, por nuk e morën dot. Fuqitë e Mëdha, që ia kishin dhënë Ulqinin malazezëve, dërguan flotën e tyre ushtarake kundër shqiptarëve dhe detyroi osmanët ti godisnin nga toka. Kështu e dorëzuan ata trima Ulqinin. Morali: nuk niset një luftë që nuk e fiton dot”, shkruan Hoxha, duke iu referuar fushatës në gjykata të kreut të PD-së, Sali Berisha kundër sanksioneve non grata nga SHBA-ja dhe Britania.

Në këtë status ka komentuar edhe Çipi, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të kreut të PD-së, Berisha. “Dmth duhet t’u jemi mirenjohes “miqve” qe na moren Ulqinin. A mund te jete njeriu me skllav ne shpirt se kaq?, ka qenë komenti i Çipit, që e ka çuar debatin mes tyre në aspektin personal.

Hoxha e ka akuzuar Çipin se nuk është distancuar ende nga i atij që ka punuar në hetuesi. Ai nuk është ndalur këtu, por ka publikuar edhe dokumente që mbajnë firmën e të atit të Kastriot Çipit që merr të pandehur poetin e njohur antikomunist Trifon Xhagjika.

 

DEBATI/ Çelo Hoxha nxjerr dokumentin se si i ati i Kastriot Çipit firmosi arrestimin e poetit Xhagjika. Reagon regjisori: Je skllav në shpirt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook