Dita e fundit si President! Ilir Meta mesazh shqiptarëve në krah të tre fëmijëve: Uroj më të mirën për kombin tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

295615764 599536358208270 914859689706808771 N

Në ditën e fundit si President i Republikës, Ilir Meta jep një mesazh për shqiptarët, shoqëruar me një fotografi nga Presidenca me tre fëmijët e tij, ndërsa mungon bashkëshortja e Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në mesazhin e tij, Meta thekson se ishte nder dhe privilegj që të shërbente si Kryetar Shtetit në këto pesë vite, ndërsa uron më të mirat për vendin.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë. Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.

Arena e Lajmit

Dita e fundit si President! Ilir Meta mesazh shqiptarëve në krah të tre fëmijëve: Uroj më të mirën për kombin tonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook