Mungon vetëm zyrtarizimi, Karlos Tevez do të jetë trajneri i ri i klubit Rosario Central, këto janë të rejat e fundit që vijnë nga Argjentina. Ish-sulmuesi u tërhoq nga futbolli i luajtur më 4 qershor të këtij viti, teksa nuk do të humbasë kohë për të nisur një aventurë të re si trajner.
Pas një karriere të shkëlqyer duke luajtur për disa nga skuadrat më të mëdha në të gjithë Europën, duke përfshirë Mançester Juanjtid, Siti dhe Juventusi, argjentinasi kërkon të lërë gjurmë edhe si trajner.
Tevez tashmë është 38-vjeç dhe karrierën e tij e mbylli te Boka Zhunior. “Unë do të jem trajner,” tha Tevez në një intervistë së fundmi . “Kam marrë atë vendim. Kam të njëjtat flutura në stomak si kur luaja.
Argjentinasi raportohet se do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me klubin dhe mund të bëjë debutimin e tij më 24 qershor kur Rosario pret Gimnasia në ligë.
Arena e Lajmit
Loading…