Shitja e Milanit për 1.2 miliardë euro duhet të përfundojë në shtator, por sipas “Equipe” ndryshimi do të prekë vetëm disa zëra.
Në fakt, mes financimeve dhe huave, “Elliott” do të ruajë afërisht 75 për qind të aksioneve kuqezi.
Gazeta franceze shpjegon se në këshillin drejtues të “Djallit” 5 nga 9 përbërës janë nga fondi “Elliott” që në procesin e shitjes synon t’i huazojë “RedBird”-it, nga 200-550 milionë euro me normë interesi në masën 7-8 për qind.
KREDI – Sipas gazetës së mirënjohur franceze, “Elliott” do të dëshironte të ruante kapitalin te Milani në masën 30 feri 49 për qind.
Kjo sepse do t’i huazojë para “RedBird”, që nuk do të kishte mjaftueshëm likuiditet për të kryer operacionin.
Fondi i ri amerikan ndërkohë po shkon drejt marrjes së huave të reja, duke vendosur si kolateral klubin e Tuluzës, të sapograduar në Ligue 1, të cilin tashmë e ka në pronësi.
Dhe kjo nuk është e gjitha: Elliott mund t’i garantojë “RedBird”-it mbulimin e humbjeve deri në 100 milionë euro, me normë interesi 3 për qind, për një periudhë trevjeçare.
KONTROLLI – Në këto kushte, “Elliott” mund të mbajë në mënyrë efektive deri në 75% të çmimit të shitjes ndërmjet huave, investimeve të kapitalit dhe garancive të ndryshme. Mjaftueshëm për të ngritur çështjen e pronësisë reale të Milanit.
E njëjta gjë ekziston edhe te Lilae, ku UEFA po heton për të hedhur dritë mbi ndikimin dhe praninë reale të “Elliott”, kreditor i klubit francez.
Nëse do të kishte një konvergjencë mes dy klubeve, Milani dhe Lila pa dyshim që nuk mund të konkurronin në të njëjtat kompeticione europiane.
Arena e Lajmit
Loading…