Vera e “Djallit”, njihuni me 9 çështjet që e bëjnë edhe më të nxehtë merkaton e Milanit

Më 30 qershor skadojnë kontratat dhe nga 1 korriku çdo akordmund të shndërrohet në firmë. Kjo verë nuk do të jetë ndryshe për Milanin që synon të ndjekë një rrugëtim të caktuar. Merkato, rinovime, por edhe largime pasi diçka në grupin e kampionëve tëItalisë do të ndryshojë. Le t’i analizojmë nëntë aspekte.

MILAN

YLLI I VERËS

E faktuar që kuqezinjtë janë përkushtuar meSharl de Keteleren. 21-vjeçari i josh të gjithë sepse ka një lidhjetipologjike me njëfarë Rikardo Kaka. Belgu është në krye të listësdhe ka më shumë gjasa se Zaniolo apo Lang që të vishet kuqezi. Buxheti i “Djallit” është i limituar e nuk do të afrohen dy lojtarëqë kushtojnë mbi 30 milionë euro. De Ketelere aktualisht i bind tëgjithë, por nuk është sprovuar në kampionate elitarë. Për kampionët e Italisë do të jetë një bast.

KRERËT

Maldini dhe Masara si dy profesionistë vijojnë të punojnëpër Milanin duke folur me futbollistë e duke u munduar të arrijnëakorde. Kontrata që u skadojnë më datë 30 nuk i shqetësojnë. Asklubin që ende nuk ka bërë takimin vendimtar me ta. Xherri Kardinale, në cilësinë e pronarit, i do në klub. Dyshja duhet të vazhdojë të jetë pjesë thelbësore e Milanit e i njëjti fat pret IvanGazidhisin që ka një kontratë deri në fund të vitit 2022.

SULMUESI

Divok Origi do të jetë prurja milaniste për vijën eparë. Liverpuli e përshëndeti si “legjendë” për kontributin e dhënënë 8 vite bashkëpunim. Tani është radha e belgut që të tregojëveten në Itali. Mungon vetëm firma e sulmuesit e cila do të vijësapo Maldini të ngarkohet zyrtarisht për mandatin e ri si drejtor teknik. Origi refuzoi edhe oferta më të majme për kuqezinjtë dhenuk ka ngut pasi po rikuperohet nga dëmtimi që e detyroi tëhumbiste fundin e sezonit.

MESFUSHA

Kesi u largua dhe të njëjtën gjë do të bëjë Bakajoko. “Djalli” nuk mendon të përballojë sezonin me Benaserin, Tonalin, Adlinë dhe Kruniçin të cilëve do t’u shtohet edhe Pobega. Hovin cilësor skuadra duhet ta bëjë me ndihmën e Renato Sançesit. Portugezi po ndihmohet nga një tjetër portugez (Leao) për tëzbarkuar në Milano, megjithatë ndoshta nuk do të jetë mesfushori i vetëm që do të shtohet nën urdhrat e Piolit.

MBROJTËSI

Romanjoli dhe Gabia do të largohen për arsye tëndryshme, ndërsa Kjaer po rikuperohet nga dëmtimi dhe me moshënqë ka nuk ofron garanci fizike. Tomori dhe Kalulu e treguan veten, por për të mos i detyruar të zhvillojnë mbi 50 ndeshje në sezon, klubi do t’u afrojë edhe një koleg. Ndoshta edhe dy. I pari mund tëjetë Sven Botman që refuzon çdo ofertë në pritje të Milanit. PabloMari është një tjetër emër, por edhe në repartin e tërhequr Pioli dotë ketë fytyra të reja.

KONFIRMIME

Rreth tyre kishte skepticizëm, megjithatë etreguan veten. Pas kontributit në titullin e nëntëmbëdhjetë tëhistorisë kuqezi, Alesandro Florenci dhe Zhunior Mesias u blenënga Milani. Rreth 7 milionë euro të shpenzuara për të dy. Ndoshtanuk mund të jenë titullarë, por me siguri që një dorë mund tajapin. Për zyrtarizime duhet pritur java e ardhshme.

ANËSORI OFENSIV

Edhe në këtë rast duhet përmendur Zaniolo që, përveç fantazistit, mund të luajë edhe në krahë. Megjithatë, dëshira e Milanit, mund të rezultojë më pak e kushtueshme. Bëhet fjalë për Noa Langun që ashtu si De Ketelere i përket Klyb Bruzhit. Holandezi dha një provë të talentit të tij edhe me kombëtarenkundër Uellsit, teksa në Belgjikë nuk ka nevojë për prezantimi. I dobishëm, mund të ishte edhe për kampionët e Italisë.

RINOVIMET

Maldini dhe Masara duhet të nënshkruajnërinovimet, por ka edhe të tjerë në skuadër që presin diçka të tillë. Tomori, Kalulu, Benaser janë në krye të listës të cilës duhet t’i bashkohet edhe Leao së shpejti. Të gjithë do të rinovojnë deri nëvitin 2026. Pas tyre do të jetë radha e Tonalit që i ka kërkuar klubit të vendosë shifra e afate sepse ai për Milanin firmos edhenë fletë të bardhë.

NË DALJE

Romanjoli dhe Kesi u larguan për përfundime kontratash ndërsa Bakajoko rezultoi një zhgënjim total e do të rikthehet te Çelsi pas një viti huazim, ndërkohë që duhet të qëndrontekuqezi për dy sezone. Ndërkohë, Balo-Ture, Kastijeho, Rebiç, Gabia, Kaldara e mbase edhe Salmakers janë të gjithë në pritje për t’u larguar. Me apo pa përfitime nga ana e Milanit. Ndonjëri prej tyre mund të sjellë likuiditet të cilin klubi do ta përdorë për merkato, megjithatë mbetet fakt që shumë pak prej tyre mund tëqëndrojnë për një tjetër sezon në oborret e “Djallit”.

Arena e Lajmit


Loading…

Vera e “Djallit”, njihuni me 9 çështjet që e bëjnë edhe më të nxehtë merkaton e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook