Policia në Calderdale ushtroi një kontroll në një banesë në veri të Halifax javën e kaluar, ku zbuloi bimë kanabisi.
Mediat e huaja raportojnë se me të hyrë në këtë pronë, oficerët gjetën një shtetas shqiptar duke u kujdesur për një numër të madh bimësh kanabisi, rreth 150, të cilat ishin në faza të ndryshme rritjeje.
Po vijojnë hetimet për mënyrën sesi shtetasi shqiptar ka ardhur në Britani, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.
Arena e Lajmit