Dëshmia/ Vrau vëllanë dhe kunatën, autori mbrohet në gjykatë: Kam bërë 7 kallëzime ndaj tyre, i fundit ditën e ngjarjes. Armën e… (VIDEO)

Arsen Muskurti Para Gjykates

Arsen Meskurti, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, ku vrau vëllanë dhe kunatën e tij, ka dalë sot para gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb video nga brenda sallës ku po mbahet gjyqi, pamje ku autori shfaqet për herë të parë në publik pas ngjarjes makabre. Siç shihet edhe nga pamjet, Meskurti, i njohur ndryshe dhe me emrin Hamza, qëndron pas kafazit prej xhamit, ndërsa diçka flet.

Gazetarja Lala ka siguruar dëshminë e tij para togave të zeza. “Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit.

Duke u justifikuar për aktin e tij makabër, 38-vjeçari tha se e kreu krimin pasi ata e shantazhonin. “Me shantazhonin dhe mbrojtjen e bëra për këtë arsye”, pohoi në gjykatë autori. Pas dëshmisë së tij, avokati i tij, kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt për gjendjen psikike të klientit të tij, pasi përdor ilaçe.

Kujtojmë se ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e 30 gushtit në afërsi të Rrugës së Kavajës. 38-vjeçari pas shumë konfliktesh për çështjes pronësie me të vëllanë dhe një shumë prej 17 milionë lekësh që ky i kishte viktimës, shkoi në agjencinë turistike të 44-vjeçarit dhe e vrau bashkë me të shoqen. Pas krimit, autori tentoi të arratisej, ndërsa u kap 2 orë më pas, në prani të bashkëshortes së tij dhe të një prej 7 fëmijëve.
Arena e Lajmit

Dëshmia/ Vrau vëllanë dhe kunatën, autori mbrohet në gjykatë: Kam bërë 7 kallëzime ndaj tyre, i fundit ditën e ngjarjes. Armën e… (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook