“Hapëm negociatat, shkarkuam kryenegociatorin”, Meta komenton ndryshimet në qeveri: Treguan se urrejnë BE, zgjedhjet dhe konkurrencën

Whatsapp Image 2022 07 25 At 11.05.39 Am

Një ditë pasi la Presidencën, Ilir Meta zhvilloi një konferencë për mediat ndërsa ka komentuar ndryshimet ne qeveri.

Meta u shpreh se vendimi për shkarkimin e Zef Mazit tregoi përkushtimin e atyre që e urrejnë rrugën drejt BE, konkurrencën dhe pluralizmin.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e lLSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e  stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata.

Ne në pamundësi për ti shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik, i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata, duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet , konkurrencën , pluralizmin median e lirë dhe të pavarur”, tha ai.

“Hapëm negociatat, shkarkuam kryenegociatorin”, Meta komenton ndryshimet në qeveri: Treguan se urrejnë BE, zgjedhjet dhe konkurrencën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook