Është finalizuar operacioni i koduar ‘September’. Policia e Vlorës bën me dije se është vënë në pranga 54-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin penal të datës 28.01.2022, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi:Finalizohet operacioni policor i koduar “September”.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “September”.
Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
A. A.(L)., 54 vjeç, banues në Vlorë.

Arena e Lajmit