Princin George është i dyti në linjën e pasardhësve të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë fronin dhe mesa duket këtë fakt e di edhe ai ndonëse është vetëm 9 vjeç.
Djali i madh i Princit William, sipas ekspertit mbretëror dhe autorit Katie Nicholl, foli me shokët e klasës për familjen e tij dhe u dha atyre këshilla. “Babai im do të bëhet mbret, kështu që kini kujdes,” tha ai.
Sipas Nicole, George ka mësuar se edhe ai do të bëhet monark. Megjithatë prindërit e tij përpiqen të mos e mbytin me përgjegjësi, ndonëse të tre fëmijët i rrisin me ndjenjën e detyrës.
Princi George thuhet se zbuloi se do të bëhej Mbret i Anglisë diku rreth ditëlindjes së tij të shtatë.