Tratativë surprizë/ Klubi italian gati të rikthejë Kavanin në Serinë A, nisin bisedimet

Edinson Kavani pritet të mbyllë aventurën e tij me Mançester Junajtid.

kavani

Sulmuesit uruguajan, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor pritet të dalë lojtar i lirë dhe do të transferohej te çdo skuadër me parametra zero.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, së fundmi ka lëvizur klubi italian i Salernitanës që kërkon të rikthejë në Serinë A bomberin uruguajan duke nisur bisedimet me të.

Nuk do të jetë një tratativë e lehtë për një skuadër si Salernitana, nëse gjithmonë Kavani dëshiron të luajë ende në nivele të larta edhe pse është në moshën, 35 vjeç.

Në Serinë A ai ka shkëlqyer me fanellën e Palermos dhe të Napolit, ku me këta të fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse edhe në Champions ku më pas u transferua te PSG.

Në sezonin që përfundoi, uruguajani u aktivizua gjithsej në Premier Ligë me fanellën e Mançester Junajtid në 15 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Tratativë surprizë/ Klubi italian gati të rikthejë Kavanin në Serinë A, nisin bisedimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook