Vritet Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas, i akuzuar për atentatin ndaj shtetasit Alban Bruçi.
58-vjeçari u qëllua me armë zjarri rreth orës 14:50 dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Ai ka shkuar i vdekur në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij në lagjen “Kiras” në Shkodër.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorëve.
Informacion paraprak
Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.