SHKODËR
Shkodra është tronditur sot nga një tjetër vrasje. 58-vjeçari Ismet Çekorja është vrarë me armë zjarri pak metra larg banesës së tij.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa postblloqe, teksa nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve.
“BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet vendi i vrasjes i rrethuar dhe një automjet “Landrover” i parkuar në mes të rrugës.