Zërat e merkatos, reagon Zaniolo: Unë pasuesi i Dibalës te Juventusi? Të shohim…

Talenti i Romës, Nikolo Zaniolo, pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës. Ai është nën kontratë me Romën dhe natyrisht do të ishte i kënaqur për të vijuar bashkëpunimin me skuadrën e Murinjos.

ZANIOLO 3

Por nga ana tjetër ofertat nga gjigantët e Italisë e tundojnë edhe atë.

Juventusi është një nga klubet e interesuara për të, teksa në Torino e shohin si pasuesin e Paulo Dibalës.

“Interesimi i skuadrave të mëdha më jep kënaqësi, sepse kjo do të thotë se puna jote vlen. Por natyrisht përpiqem të qëndroj me këmbë në tokë.

Nëse do të lija Romën, do të më mungonin shumë gjëra, por jeta është e paparashikueshme.

Krahasimi me Dibalën? Ai është një lojtar fantastik Por nuk di të them më shumë, unë stërvitem, më pas të presim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit


Loading…

Zërat e merkatos, reagon Zaniolo: Unë pasuesi i Dibalës te Juventusi? Të shohim…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook