Dëmet që Shkaktojnë Disa Ushqime me Ilaçet e Tensionit – Sasia që ju Duhet

Ushqimet e pasura me kalium janë të rëndësishme në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të tensionit të lartë të gjakut.

Kaliumi pakëson ndikimin e kripës në organizëm.

Sa më shumë kalium të marrë njeriu, aq më shumë kripë do të humbasë nëpërmjet nxjerrjes së lëngjeve.

Kaliumi gjithashtu zbut tensionin në enët e gjakut dhe ul më tepër tensionin.

Njerëzit që preken nga tensioni i gjakut mbi 12 me 8 mund të rrisin sasinë e kaliumit nëpërmjet ushqimit.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, duhet pasur kujdes me sasinë kur jeni duke marrë medikamente për tensionin.

Sasia e rekomanduar e kaliumit është 4,700 miligramë në ditë.

Burime të mira të kaliumit janë frutat, perimet, ushqimet e bulmetit me pak yndyrë dhe peshku.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një banane mesatare përmban 420 mg kalium, ndërsa një gjysëm filxhani me patate të ëmbël përmban 475 mg kalium.

Ushqimet më të pasura me kalium janë edhe kumbullat dhe lëngu i tyre, avokadot, kajsitë, qitro, barishtet, kërpudhat, bizelet, rrushtë e thatë, spinaqi, domatja dhe peshku ton.

Sasitë e tepërta të kaliumit mund të jenë shumë të dëmshme tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Duke qenë se veshkat e kanë të vështirë të eliminojnë kaliumin e tepërt nga gjaku, atëherë ky mineral do të krijojë depozita të tepërta.

Nivelet e larta të kaliumit në trup nuk shoqërohen me simptoma, megjithatë ka disa shenja treguese.

Bëhet fjalë për dhimbje stomaku, puls të dobët e të çrregullt dhe të fikët.

Nga ana tjetër, ilaçet e tensionit të lartë të gjakut ndërveprojnë me kaliumin dhe rrisin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2.

Këto medikamente përshpejtojnë humbjen e lëngjeve të cilat marrin me vete kalium dhe minerale të tjera të dobishme.

Pra me pak fjalë duhet pasur kujdes me sasinë e ushqimeve me kalium kur jeni duke marrë ilaçe kundër tensionit të lartë.

Veçanërisht nëse vuani nga veshkat ose diabeti.

Ekspertët rekomandojnë konsultat me mjekun përpara se të vendosni të merrni suplementë të kaliumit apo zëvendësues të tij./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dëmet që Shkaktojnë Disa Ushqime me Ilaçet e Tensionit – Sasia që ju Duhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook