Goditje e rëndë për Mançester Junajtid, Eriksen nuk sheh si prioritet “djajtë e kuq”

Kristian Eriksen duket se nuk do të bëhet pjesë e Mançester Junajtid, pavarësisht dëshirës së “djajve të kuq” për të firmosur me mesfushorin daneze. Mediat në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se danezi nuk dëshiron të largohet nga Londra, ndaj po bëhet gati të refuzojë ofertën që i ka ardhur nga Mançesteri.

ERIKSEN 1

Eriksen është një lojtar i lirë pas datës 30 qershor, pasi i përfundon kontrata që ka me Brentford. Mendohej se ai do të bëhej pjesë e revolucionit të Ten Hag të Mançester Junajtid por sipas “The Athletic”, futbollisti u ka komunikuar të afërmve të tij se preferon që të qëndrojë në Londër për të banuar aty me familjen e tij.

Kështu, hipoteza më e mundshme është kthimi te Totenhem apo edhe një rinovim i bujshëm me Brentford, i cili i ka gjithmonë dyert hapur për mesfushorin e përfaqësues daneze, ndonëse kjo do të thoshte një tjetër sezon pa luajtur në kompeticionet europiane.

Arena e Lajmit


Loading…

Goditje e rëndë për Mançester Junajtid, Eriksen nuk sheh si prioritet “djajtë e kuq”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook