Lëvizja Socialiste për Integrim po mban sot Konventën Kombëtare.
Ish-presidenti dhe ish kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbajtur sot fjalën e tij ku ka folur mbi gjendjen ekonomike në vend, atë të largimit të qytetarëve dhe
“Në 2010 kur isha Ministër i Jashtëm hoqëm vizat me Serbinë për të gjithë qytetarët serb, në mënyrë të njëanshme, për shkak të qytetarëve të Preshevës. Kërkuam ti hiqnim vizat por Beogradi nuk donte. Ne e bëmë në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë e mirë që ndihmon njerëzit duhet bërë por kurrsesi nuk mundet Shqipëria të lejojë që përfaqësuesit e saj ti fusin thika pas shpine Kosovës, Nëse nuk i ndihmojmë dot mos i dëmtojmë. Dëmet kanë qenë të shumta. Edhe dekreti për mos dekretimit për kandidatit për ministër pro ndryshimit të Kufijve ishte mesazh për botën, që mos dëgjoni mashtruesin që thotë
Shqipëria është pro ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Ne mund të ishim model më i mirë për Kosovën sot se ajo të gjitha krizat i ka zgjidhur me zgjidhje dhe është model. Ne jemi model vetëm për kleptokraci. Situata është dëshpërues, vendi i parë në rajon që qytetarët duhan të iki, të parët për korrupsion, për hendekun social dhe gjithmonë të fundit në gjithçka të mirë dhe pozitive. Për shembull, vendi me ekonominë më pak konkuruese.
Shqiopëqria ka performancën më të ulët të shpenzimeve publike në rajon. 31-5 përqind të PBB, ndërsa Bosnja 43 përqind, Serbia 46.6 përqind. Ne kemi barrën më të lartë tatimore në rajon.
Ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave tatitmore, të ardhurat për banorë dhe paga minimale sipas FMN-së, me nivelin më të lartë të çmimeve sipas EUROSTAT, niveli i varfërisë më i larti sipas EUROSTAT dhe Bankës Botërore, niveli i varfërisë rritet për grupet sociale më të prekura, është rritur tej çdo fantazie kosto e jetesës nda rritja e çmimeve dhe mos rritjes së rrogave.
Sipas të dhënave të zyrës europiane për azilet, janar 2019 gusht 2021, në raport me popullsinë, nga Shqipëria kërkojnë 10 herë më shumë azil se Bosnja.
4 herë më shumë se nga Kosova, 12.9 më shumë se Mali i Zi, 9.1 herë më shumës e Serbia.
Treguesit e borxhit publik janë përkeqësuar në mënyrë kritike.
Produktiviteti i borxhit, është përkeqësuar kundrejt zgjerimit të stokut të borxhit.
Kosta e rrugës do të shkojë nga 2 mln euro në 20 mln, kushton kilometri gjashtë herë më shtrenjt se në serbi. Vidhet 6 herë më shumë se në Serbi. Shqipëria është kampione e korrupsion në rajon dhe më gjerë. Të dytët në botë për rryshfetin, indeksi i korrupsionit për 2022, jemi të 110 dhe vbvendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon. U detyrua edhe rezoluta e BE që tha Shqipëria ka humbur 27 vende nga 2016, viti kur votuam reformën në drejtësi që do të çrrënjoste korrupsionin. Meqë ai bashkë me ndihmën e ortakut të vet e kthyern në Rama form, në vend të ishim të parët në rajon kundër korrupsionin, jemi përkeqësuar 27 vende. Situatë kritike dhe nuk mund të presim falimentin me Shqipërisë, se artisti do shpikë gjithmonë fajtorë. Është një moment i rëndësishëm reflektimi. Që të mos përfundojmë si Greqia, me falimentim.
E dini çka ndodhur atje, skemi pse të shkojmë atje se kleptokrtatët firmosin në mënyrë të papërgjegjshme për inceneratorët ku nuk kanë frena dhe as një rrespekt për të ndjerët e me firmat e tyre përvetësojnë dhjetra milion euro. Për të mbrojtur Sazanin e Llogaranë nga zjarret e për të blerë një helikopter nuk ka.
Tani është koha për veprim e organizim, ka qenë me kohë koha dhe un kam këtu sepse nga lufta veç ai largohet që ka lindur tradhëtor. Ti largohesh sot betejës për liri e demokraci e sovranitet është tradhëti kombëtare, për çdo shqiptar e Ilir Metën, jam këtu për të marrë çdo përgjegjësi për çdo shqiptar të ndershëm. Në eksperiencën time e kam të vështirë ti them popullit që besojini këtij. Mos i besoni as iliri Metës, besojini vetes. Bëhuni më të përgjegjshëm për veten dhe fëmijët tuaj, për prindërit me pensione skandaloze që nuk përballojnë dot as ilaçet, për ata që u vranë për këtë vend. Kujtoni se mujo Ulqinaku që doli me 7 prill mendoi se do të ndalonte Italinë Fashiste? Se Vasil Laçi duke vrarë një perandor do çlironte Shqipërinë, se Vojo Kushi nuk dinte të dorëzohej apo kujtoi se duke marrë një tank do të çlironte Shqipërinë? Ky vend nuk ka vetëm njerëz me stomak, ka patrotë qe i dalin zot vendit.
Ndaj askush nuk po i kërkon askujt të bëjë atë që bënë ata burra. Por mos shisni votën, mos tradhroni Kushtetutën, mos kujtoni se Dvorani është jurist i keq? Jo ai nuk ka asnjë gramë gjak shqiptari. Është mercenar si shumë të tjerë. Thonë pse po i hyn kësaj lufte, ç’të duhet ty çdo fitosh? Tregtarët hyjnë për të fituar, atdhetarët hyjnë në çdo betejë që i kërkon vendi i historia. Ka beteja për të cilat ia vlen edhe të vdesësh”, tha Meta.