EMRI/ Ryshfet prokurorit për t’i liruar vëllanë e arrestuar për drogë, kush është juristi shqiptar që u ekstradua nga Spanja

Auto Auto Ekstradim Rinas1534973986 650x35815349763581541585766 1

Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë juristi i shpallur në kërkim për korrupsion.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Dritan Dedja me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të punës së Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, u bë arrestimi në Spanjë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
– D. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2019, shtetasi Ramadan Dedja (vëllai i shtetasit D. D.) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit Edmond Kariqi, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMRI/ Ryshfet prokurorit për t’i liruar vëllanë e arrestuar për drogë, kush është juristi shqiptar që u ekstradua nga Spanja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook