Uillfrid Njonto ishte një nga zbulimet e Italisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit qershor. Sulmuesi i cili prej dy vitesh po shkëlqen në Zvicër me skuadrën e Zyrihut u bë protagonist me Kombëtaren A që në moshën 18-vjeçare e mendohej se do të mund të ndihmonte edhe përfaqësuesen U19 të Italisë në Europianin që po zhvillohet në këto ditë.
Por Zyrihu ia ndaloi pjesëmarrjen, edhe pse ai u përfshi fillimisht në listën e përfaqësueses së Italisë për këtë aktivitet. Ançilo Kanepa, presidenti i skuadrës kampione të Zvicrës, shpjegoi se pse ishte marrë ky vendim drastik për sulmuesin e ri.
“Federata është pak të themi e papërgjegjshme. Uillfrid ka kaluar javët e fundit me kombëtaren e madhe, me të cilën ka luajtur të 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Tani ka nevojë urgjente për të pushuar”, shpjegoi ai vendimin. “E ruajtëm meqë është në merkato? Absolutisht jo, vetëm për ta mbrojtur”, theksoi Kanepa.
PANROAMASPORT.AL
Loading…