Çesk Fabregas është në kërkim të një skuadre për sezonin e ardhshëm pas përfundimit të kontratës me Monakon. Një nga destinacionet e mundshme për të ardhmen e spanjollit mund të jetë edhe Seria A me Sampdorian që duket se ka shfaqur interes për 35-vjeçarin.
Sipas raportimeve nga “La Repubblica”, klubi italian është venë pas ish-fituesit të Botërorit duke kontaktuar agjentin e tij lidhur me mundësinë e një transferimi në kuadër të sezonit të ardhshëm.
Kjo do të ishte një goditje mjaftë prestigjioze dhe shpresëdhënëse për të ardhmen e klubit, me Sampdorian që e mbylli sezonin e shkuar në Serinë A në vendin e 15-të.
Arena e Lajmit
Loading…