“Një fakt të vetëm po sollët i them mirupafshim politikës”, Berisha bën deklaratën e fortë: Nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë…

Berishaaa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë mbrëmje për shpalljen e tij non-grata nga Britania, duke thënë se vijon t’i qëndrojë deklaratës se nëse do t’i paraqesin një fakt të vetëm nga akuzat që i janë hedhur, do të largohet nga politika, ndërsa e cilësoi të “servirur nga Tirana”.

Më tej ai ka sulmuar George Soros, duke thënë se nëse PD do të vijë në pushtet, njeriu i parë që do të shpallë non-grata do të jetë ai dhe i biri tij.

Sali Berisha: Të vjen turp ta tregosh. Nuk e kam lexuar askund në romane. Kam patur vetëm një rast në jetën time, i ngjashëm. Merret një qytetar i një shteti tjetër, ka rastisur të jetë qytetar i Mbretërisë së Bashkuar, i padënuar, i pandëshkuar kurrë në jetën e tij në atë vend. Shpallet fajtor dhe ai faj përdoret për të më sanksionuar mua.

Nuk ka gjë më korruptive mbi tokë. Këtë ju garantoj që s’mund ta bëjnë ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kurrë. Ky është një mashtrim korruptiv. Thoshte dikush e kanë hallin te Ballkani i Hapur, se është anti-serb etj. Jo, nuk ka ministër në qeverinë britanike që mund të përdorë shtetasin e tij të pafajshëm, ta fajësojë atë për t’i ngjitur fajin një tjetri. A ka njeri të qytetëruar mbi tokë që mund ta pranojë këtë? Kurrë. Ndaj dhe unë nuk i jap as tone nacionaliste, asgjë, mbaj raportin me të vërtetën.

Nuk kam lexuar ndonjë rast të tillë. Asnjë shembull nuk jep. Shembull konkret thotë e ke pasuruar dhe e ke mbrojtur. Ai s’ka marrë asnjë qindarkë. Është hetuar nga Ina Rama dhe ka dalë i pafajshëm. Nuk gjendet në Londër kjo, gjendet në Tiranë. Londra është një elitë në tërësi e nivelit shumë të lartë, u serviret që këtej. Unë vazhdoj i paimpresionuar, duke theksuar se cilado qeveri e globit të paraqesë një fakt, një provë të vetme për atë ccka flet. Të thuash unë lidhje me krimin? Unë që gjithë jetën time kam bërë betejë nga më të mërzitshmet se nuk më shkon të kap emra Shullazi këta e këta, por e bëja për t’i trysnuar, sepse ata trysnonin njerëzit. Ky problem nuk më pengon.

“Një fakt të vetëm po sollët i them mirupafshim politikës”, Berisha bën deklaratën e fortë: Nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook