“Nuk jam krenar për episodin me Materacin”, Zidan rikthehet të flasë për finalen e Botërorit ndaj Italisë: Në atë moment duhet ta bëja

Karriera e Zinedin Zidan është e mbushur me momente magjike dhe gola spektakolar të cilët e kanë bërë atë të përjetshëm në memorien e tifozëve në gjithë botën. Pavarësisht karrierës brilante episodi që ka shënjuar rrugëtimin e tij në futboll ka qenë pa dyshim goditja me kokë ndaj Materacit në finalen e Botërorit 2006.

676767

Zidan është rikthyer të flasë lidhur me atë finale mes Francës dhe Italisë, ndeshje ku ai ishte protagonist absolut në një intervistë për “Telefoot” ku është ndalur te penalltia ndaj Bufonit dhe padyshim episodi ndaj Materacit.

“Nuk jam fare krenar për atë që ndodhi me Materacin, por ajo ngjarje bën pjesë në rrugëtimin tim.

“Penalltia me “Panenka” ndaj Bufonit? Ishte fillimi I sfidës, kishim ende shumë kohë përpara. Mora disa sekonda për ta menduar si do ta gjuaja, përball kisha një ish-shok skuadre si Bufon që më njihte mirë.

Në atë ekzekutim pati teknik, nuk kishte aspak çmendur. Ishte gjëja që duhej bërë në atë moment.”, u shpreh Zidan.

Arena e Lajmit


Loading…

“Nuk jam krenar për episodin me Materacin”, Zidan rikthehet të flasë për finalen e Botërorit ndaj Italisë: Në atë moment duhet ta bëja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook