Çështja e rinovimeve, hezitojnë disa titullarë të Kastriotit

Edhe pse po bëhet afro një muaj nga mbyllja e kampionatit të shkuar, te Kastrioti ende nuk ka asnjë lojtar të përfolur si afrim, teksa largimet deri më tani kanë qenë tri.

Kaina goli Kastrioti

Kaina Nunes, Jusuf Zetuna, Xhoi Hajdëraj janë tre lojtarët që e kanë mbyllur me Kastriotin, duke lënë hapësira për afrime në skuadër.

Kësaj liste së fundmi ka gjasë t’i shtohen edhe dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin e dytë, Elton Vata dhe mbrojtësin Lukman Husein.

Të dy këtyre u ka përfunduar kontrata dhe synojnë të transferohen në një skuadër ku do të kenë shumë hapësira. Aktualisht klubi ka bërë një ofertë për rinovim dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar për këtë nga vetë lojtarët.

Me kontratë të përfunduar janë edhe disa lojtarë të tjerë, si Greca, Karakaçi apo Ajazi, por klubi u ka bërë ofertë zyrtare për të rinovuar dhe në ditët në vijim pritet që gjithçka të qartësohet.

Sa i takon stafit teknik, së fundmi është rikonfirmuar edhe përgatitësi atletik Ervin Baku, i cili i shërbeu ekipit gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar.

– Arena e Lajmit


Loading…

Çështja e rinovimeve, hezitojnë disa titullarë të Kastriotit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook