Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Shefqet Likën. Ai dyshohet për shkaktim i vetëvrasjes ndaj gruas së tij, Shahe Lika.
Po ashtu ai akuzohet edhe për fshehje të krimit, përmes deklarimit se vdekja e gruas së tij ishte natyrale.
Lika mohoi përfshirjen e tij në vetëvrasjen e gruas së tij.
Mbrojtja pretendon se Shefqet Lika, ka probleme mendore dhe në sallën e gjyqit kanë paraqitur dokumentacion për të provuar se gjendja e tij mendore nuk është normale. Por prokuroria e kundërshtoi këtë fakt dhe tha se Lika rezulton përdorues i rregullt i alkoolit