Dy 44-vjeçarë mbushin kamionçinën me 30 emigrantë nga Lindja në Qafë Botë, arrestohen gjatë rrugës (VIDEO+EMRAT)

Frbhtj

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Thirty”, duke vënë në pranga dy 44-vjeçarë, të cilët bënin transportin e 30 emigrantëve të paligjshëm nga pika kufitare e “Qafë Botës”. Si rezultat i operacionit janë arrestuar Andon Pulaj dhe Alfred Dedaj.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Thirty”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Dy 44-vjeçarë mbushin kamionçinën me 30 emigrantë nga Lindja në Qafë Botë, arrestohen gjatë rrugës (VIDEO+EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook