“Emri i tij në dosjet e Sigurimit”, Meta reagon ashpër kundër Autoritetit të Dosjeve dhe Nikollës: I jam nënshtruar shumë filtrave. Lindita përdoret për nevojat personale të…

Fbh

Pasi i doli emri në listën e Autoritetit të Dosjeve se rezulton se ka dosje si ish-sigurims, vjen reagimi nga ish-presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit ka mohuar akuzat. Në një konferencë për mediat Meta, nga selia e Partisë së Lirisë tha se gjithçka bëhet për të hequr vëmendjen nga shumë skandale, si afera e inceneratorëve.

“Si mund t’i shmangem një përgjigje pavarësisht se nuk ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor, është autoritet moral. Ty të është besuar që të trajtosh me kujdes të shkuarën e dhimbshme të popullit. Personat që janë implikuar në mënyre të vullnetshme dhe kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në jetën publike në vend, njëkohësisht dhe të ngushëllosh viktimat e asaj përudhe që kishin ato pasoja nga sigurimi dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo është për të ardhur keq për Autoritetin.

Ata e dinë më mirë se kushdo se çfarë ka dhe çfarë s’ka dhe sa e vërtetë dhe sa e manipuluar janë ato dosje. Një e-mail anonim elektronik që jam i sigurt që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë nga qenka zbuluar dhe normalisht sipas lojërave të qëllimshme nga Autoriteti dhe Parlamenti dhe mediat e inceneratorëve që ‘lëshojnë’ bombat. E dini se ça bombash e kam fjalën. U zbulua se pas 30 e ca vjetësh I.M qenka ky njeri që në mars të 92 u bë deputet dhe iu është nënshtruar filtrave dhe komisioneve të të gjitha kohëve. Që nga komisionet e Berishës, që se kaloi gjysma e asaj partie që isha unë atëherë dhe është kthyer në parti paronazhitës, sigruimsash dhe fuksash dhe deri te koha e Nanos dhe tani. Për çfarë bëhet kjo? Çfarë i kushtonte autoritetit që është shqetësuar që të thërriste I.M që është Ilir Metaj, Ilir Rezhep Metaj. S’jam president që të bëj zhurmë, s’jam as deputet dhe përse u dashka të bëhet një ligj i posaçëm për këtë I.M?! A ka njeri që e beson këtë gjë?! Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Cili parlament? parlamenti me në krye zonjën Nikolla apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevoja personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera më e zezë dhe më flagrante.”, tha Meta.

“Emri i tij në dosjet e Sigurimit”, Meta reagon ashpër kundër Autoritetit të Dosjeve dhe Nikollës: I jam nënshtruar shumë filtrave. Lindita përdoret për nevojat personale të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook