Zbardhet identiteti i autorit të ngjarjes dhe bashkëshortes që mbeti e plagosur pas sulmit me thikë që ndodhi sot në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Dyle Haxhiri”.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se 55-vjeçari Elmas Kaliaj ka plagosur me thikë gruan e tij 50-vjeçaren Shkëlqime Kaliaj.
Ndërkohë që në sherr u përfshi dhe fqinji i tyre, për të ndalur krimin, ndërkohë që mbeti dhe ai i plagosur. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin me inicialet E.S.
Arena e Lajmit