Lëvizjet e reja në arenën politike janë komentuar këtë të mërkurë në emisionit ‘Pikat mbi i’ në News24.
Gjatë bisedës në studio, analisti Artur Zheji u ndal ngjarja e fundit e Autoritetit të Dosjeve, duke u shprehur se fakti që emri i ish-presidentit Ilir Meta ka dalë nga dosja Sigurimit të Shtetit pikërisht tani ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.
Zheji: Kemi të bëjmë me një shqetësim politik. Është pak absurde kjo e Komisionit të Dosjeve sepse ka pasur kulminacionin në ’97, janë 25 vite me pas.
Bëhet zbardhja dhe çekimi i gjithë dokumentacionit dhe sigurisht që autoriteti i dosjeve është konsultuar dhe nuk mund të jetë harruar në një cep. Fakti që ky informacion del tani, funksionon si një baltosje pas 25 vitesh, tregon një lloj ankthi për mënyrën se si Ilir Meta di të bëjë politikë. Është jashtë çdo rregulli loje politike.Ka si qëllim edhe pengimin apo ndërprerjen e kandidimit me ligj Ilir Metës.”
Zheji tha se kjo është një lëvizje politike e mazhorancës për të shpallur Ilir Metën non-grata në Kuvend dhe për t’ia mbyllur karrierën politike.
“Përtej emocioneve të para që Meta bëri në konferencën për shtyp duhet kuptuar qëllimi i mazhorancës. Mazhoranca në njërin krah të opozitës ka një lider historik që është një non-grata i dyfishtë dhe është target për ta sulmuar lehtësisht. Dhe nga ana tjetër ka lindur kjo ideja gjeniale për të krijuar një non-grata brenda Kuvendit. Të shpallin Ilir Metën si një person që nuk është i përshtatshëm për të qenë pjesë e politikës dhe për të drejtuar këtë parti politike që duket se ka sjell një stil të ri politik. Unë mendoj se është një akuzë e ndërtuar në një laborator keqdashës, por jo vetëm për ta sulmuar politikisht duke thënë është kështu e ashtu, por e ka kthyer aparatin juridik të këtij dokumenti. Ndaj duhet investiguar ky aparat juridik, sepse mund të bëhet në sulm pa një bazament të vërtetë. Kur jepen komente shteruese mbi argumente, i njëjti opinion publik që e ka besuar do besojë argumentet juridike”, tha Zheji.
Arena e Lajmit