IMT dhe Policia aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike, shemben lokale e struktura metalike

Durres (2)

Ka nisur prej mëngjesit aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës, ku morën pjesë forcat e Policisë Bashkiake, efektivë nga Policia e Shtetit dhe punonjës nga IMT. Sipas gazetares së Balkanweb, Klodjana Haxhiaj, Bashkia kishte paralajmëruar më herët lokalet për të liruar hapësirat publike të lulishtes, që ishin zënë me tenda, karrige, çadra dhe struktura metalike.

Aksioni ka vijuar qetësisht dhe nuk ka pasur konflikte mes pronarëve të subjekteve dhe forcave të policisë. Pas lagjes nr.17, aksioni do të vijojë në lulishtet e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në të gjitha pjesët e tjera të qytetit, për të kthyer hapësirat publike të dedikuara qytetarëve.

IMT dhe Policia aksion në Durrës për lirimin e hapësirave publike, shemben lokale e struktura metalike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook