Policia e Valencias ne Spanjë ka arrestuar dy shqiptare të moshës 18 dhe 21 vjeç te dyshuar për kultivim dhe prodhim droge në Navarrés. Të arrestuarit kishin kultivuar rreth 4,000 bimë marijuane në zonën e njohur si Estrecho de la Hoya.
Hetimi ka nisur në muajin korrik, në kuadër të planit kundër drogës dhe si rrjedhojë është bërë i mundur lokalizimi i këtij plantacioni të madh kanabisi, i cili ndodhej në një vend të vështirë për t’u aksesuar.
Agjentët kanë mundur të verifikojnë se të arrestuarit kanë kryer detyrat e vëzhgimit dhe kultivimit të këtij plantacioni, fakt për të cilin janë arrestuar. Pasi u bë regjistri, u sekuestruan 3965 bimë marihuanë dhe disa pako me sytha të mbushura me vakum.
Arena e Lajmit