Sezoni ka përfunduar dhe shumë lojtarë kanë filluar të shijojnë pushimet përpara nisjes së edicionit të ri futbollistik.
Kjo gjë vlen edhe për sulmuesin e Lacios dhe të Italisë, Çiro Imobile, i cili ka zgjedhur të kalojë pushimet e tij në plazh me miqtë e tij.
Në një postim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, kampioni i Europës me Italinë ka publikuar një video ku edhe pse me pushime ai nuk ndalet së luajturi futboll.
Sulmuesi i bardhekaltërve ekzekuton në mënyrë perfektë një goditje dënimi teksa i jep një kros miqëve të tij të cilët e realizuan mjaft bukur me kokë.
“Një skemë që është provuar 6 muaj më parë”, ishte postimi i 32-vjeçarit.
Në sezonin që përfundoi, Imobile u aktivizua gjithsej me Lacion në Serinë A në 31 ndeshje duke shënuar 27 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 2 asiste për shokët e ekipit.
– Arena e Lajmit
Loading…