Rita Ora prej kohësh tashmë është bërë pjesë e aplikacionit më të përdour kohëve të fundit, ‘TikTok.
Këngëtarja është goxha aktive ku postn shpesh herë video nga më të ndryshmet. Së fundmi Rita iu është bashkuar trendit më të ri: ‘një filtër që të bën të dukesh sikur ke veshur një fustan të kuq’.
Në videon e publikuar 31 vjeçarja, bëri shaka duke thënë se veshja ishte ‘e përshtatshme për një natë të premteje’ dhe në sektorin e komenteve ylli mori komplimenta të shumta.
@ritaora Appropriate for a Friday night 💃🏼 on my way!! #fyp #foryoupage ♬ Originalton – ᥫ᭡
Kujtojmë se Rita vendosi të fliste më në fund për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua në fshehtësi në fillim të kësaj vere.
Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se është e dashuruar kokë e këmbë me 47 vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Ylli i popit u shpreh se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e forte prej më shumë se 30-vite martesë.
Ajo foli teksa ishte e ftuar në podcastin me Jaime Winstone : ‘Jam shunmë e dashuruar, Amin!’.
“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në të dhe gjithmonë jam ndjerë sikur i kam dashur gjithmonë përrallat dhe kjo është ajo që kam bërë, jam rritur duke dashuruar.’
Për mamin dhe babin e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur.’
U zbulua se Rita ishte martuar me Taika Waititin në një ceremoni intime në Londër në gusht.
Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, që do të thotë se ajo tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Krijuesja e hitit ‘Hot Right Noë’ dhe regjisori i ‘Thor’: Love And Thunder u fotografuan të dy me unaza ari në gishtat e unazës në ditët ku po përflitej rreth dasmës së tyre – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta tregonin publikisht romancën e tyre gjatë muajt gusht të atij viti.
Çifti u fejuan para dasmës së tyre në gusht, me burime që pretendojnë se ata po planifikonin një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen.