Angel di Maria duhet t’i japë një përgjigje Juventusit ditën e sotme, lidhur me ofertën e ardhur prej më shumë se një muaji tashmë.
Pasi ka mbyllur pushimet e tij verore, argjentinasi që duket më shumë i projektuar drejt Barcelonës sesa Juventusit, papritur ka postuar një foto bardhezi, përkrah Paredesit dhe Lo Selsos, e cila ka rindezur shpresat e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, por mbi të gjitha të atij Masimiliano Alegrit që e kishte projektuar formacionin e sezonit të ardhshëm me Di Marian në fazën ofensive.
Gjithsesi, diçka më shumë do të kuptohet ditën e sotme, kur skadon edhe ultimatumi i dytë që Juventusi i ka dhënë lojtarit, pas së cilit do të fokusohet tek objektivat e tjerë që ka përcaktuar.
Kujtojmë që oferta e Juventusit përfshin një vit kontratë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, me opsion për një tjetër sezon, në varësi të një numri të caktuar prezencash nga ana e argjentinasit 34-vjeçar.
Arena e Lajmit
Loading…