Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Meta shkruan se Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor
“🇦🇱🤝🇺🇸 Në këtë ditë të shënuar, të një shekulli marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes, partneritetit strategjik dhe miqësisë tonë të bekuar!
Në këtë 100-vjetor të parë, Shqipëria është e vendosur për të qëndruar në krah të SHBA, për të ruajtur, mbrojtur dhe forcuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe të dinjitetit njerëzor.
Mirënjohje edhe të gjithë shqiptaro – amerikanëve, të cilët kanë kontribuar pa reshtur në forcimin e marrëdhënieve tona duke shërbyer si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.
Gëzuar! Edhe 100!”, shkruan Meta.