Jurgen Bardhi ndryshon ekip, por jo kategori dhe shtet.
“Panorama Sport” zbulon se pas largimit nga Tuzlaspor në Ligën e Parë turke, fantazisti që është bërë i njohur si pjesë e Partizanit ka zyrtarizuar marrëveshjen pak minuta më parë me klubin Ankara Keçiorenguçu.
Bardhi ka bërë prezantimin i shoqëruar edhe nga menaxherët shqiptarë, Endri Muçmata dhe Denis Balaj.
24-vjeçari do të luajë sezonin e tij të dytë në Ligën e Parë turke, këtë herë me klubin kryeqytetas, Ankara Keçiorenguçu, që në sezonin e fundit e ka mbyllur kampionatin në vendin e 12-të.
Arena e Lajmit
Loading…