Ky është mandati i tij i parë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Flasim për Etjen Xhafajn, që shumë shpejt e shndërroi veten në një figurë të mediatizuar politike.
Ndonëse në moshë të re, Xhafaj është gjithnjë politikisht korrekt në veshjen e tij, duke zgjedhur daljet zyrtare me kostum dhe kravatë.
Por këtë herë paparaci ynë ka mundur ta fotografojë disi më casual, teksa ishte pjesë e mbledhjeve që zhvillohen në Kuvend.
Por teksa shfaqet me kolegët e tij të Partisë Socialiste, na bie në sy që në të përditshmen e tij ai është edhe tip gazmor, veç se casual. Si shihet ai nuk i ka fshehur disa lëvizje disi më të çlirëta për miqtë e partisë.
Pas ‘lojrave’ në trotuar, Etjeni nuk e ka kursyer edhe një përqafim për kolegen, Klotilda Bushka. Një skenë kjo e pazakontë nëse flasim për politikanët, ndaj edhe nuk mund t’i shpëtonte syrit tonë.