Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior, ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, pas ofertës prej 40 milionë eurove në vit që i erdhi nga PSG-ja.
Braziliani duket se nuk e ka konsideruar ofertën e ardhur nga klubi francez dhe ka vendosur që të rinovojë me kampionët e Europës.
Kontrata e ofruar në fillim nga Perez ishte deri në vitin 2026, por duket se presidenti i klubit më të titulluar në Europë ka zgjedhur që kontrata e tij të shkojë deri në 2027.
Duket se nga Vinicius nuk ka as edhe një problem dhe në ditët e ardhshme çdo gjë pritet të bëhet zyrtare.
Arena e Lajmit
Loading…