Portieri i Juventusit, Vojshiek Shezni, nëpërmjet një interviste ka dhënë mesazhin se nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve përgjithmonë dhe do të largohet kur t’i përfundojë kontrata.
“Unë kam ende dy vite në kontratë dhe nëse ata duan të më mbajnë atëherë unë do ta kompletoj atë. Unë nuk do të luaj aq sa luajti Bufon. Do të qëndrojë këtu deri në 2024 dhe më pas ndoshta do të shkoj në Spanjë, atje ku unë kam dhe një shtëpi”, ishin fjalët e polakut.
Shezni nuk e nisi në mënyrën më të mirë këtë sezon, ku u përfol për të gjetur një zëvendësues, por më pas polaku dha disa performanca të mira, me Alegrin që ndryshoi mendim për të dhe preferoi ta mbante në formacion.
Arena e Lajmit
Loading…