Pas lajmit të mirë se Vinicius do të rinovojë, një lajm i keq ka ardhur për Realin e Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin gjerman, Toni Kros.
32-vjeçari për momentin ka refuzuar një ofertë për të rinovuar kontratën me kampionët e Europës deri në vitin 2024.
Kontrata aktuale e gjermanit skadon në 2023, por Kros i ka kërkuar më shumë kohë drejtuesve, pasi është i pavendosur për të ardhmen, i cili ndoshta nuk mund ta ketë më vendin e sigurt në formacion, pas ardhjes së Çuamenit në skuadër dhe formës fantastike që po kalon Valverde.
Arena e Lajmit
Loading…