“7 km nga tuneli i Kërrabës në Farkë 30 mln euro, 700 mln euro për djegësat”, Berisha akuza qeverisë: Keni vjedhur me valixhe, s’shpëtoni!

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë, sa i takon projekteve për ndërtimin e rrugëve, apo dhe për inceneratorët.

Në një takim me qytetarët në Mirditë, Berisha tha se vetëm për 7 km rrugë nga tuneli i Kërrabës deri në Farkë janë harxhuar 30 mln euro. Ai tha mes të tjerash se dëmi për inceneratorët është 700 milionë euro.

“Kryetari i bashkisë së Korçës i tha Ramës me mburrje se në këto vite kemi asfaltuar 59 km rrugë. Ju them unë. në 8 vite ne kemi asfaltuar në fshatrat e Korçës 540 km. Janë të regjistruara. Po ky ça bën? këta vjedhin. Nëse në Europë e ndërton km me 2.3 mln në fushë. Kaq është ka manuale ndërtimi. Kaq e ndërtuan By-Passin e Fierit Banka Europiane.

7 km rrugë në tuneli i Kërrabës në Farkë janë ndërtuar me 30 mln euro km. ju garantoj se i ka hedhur kompania në gjyq, dhe do shkojë 35 km euro km. Nëse veprojnë në këtë mënyrë, nuk mbeten fonde për të rritur rroga, apo për ndërtime publike. As nuk mbeten fonde për zhvillim, por mbeten gjithçka për vjedhje. 3-4 muaj ka çështja e djegësve, dhe përllogaritja e dëmit shkon 700 mln. Përveç një djegësi në Elbasan, të tjerët nuk ekzistojnë. Ata kanë vjedhur me valixhe. tani kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi. Kujtojnë se do shpëtojnë. 700 mln euro, dyfishoheshin pensionet në Shqipëri. Po ka krim më të madh se ky? Ka me qindra dhe mijëra pensionistë që nuk mjekohen dot apo nuk blejnë dot ushqime. Ky merr dhe zhduk me firmën e tij qindra miliona euro.”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“7 km nga tuneli i Kërrabës në Farkë 30 mln euro, 700 mln euro për djegësat”, Berisha akuza qeverisë: Keni vjedhur me valixhe, s’shpëtoni!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook