Atentati në Durrës/ 24 orë pas ngjarjes, policia përgënjeshtron prokurorinë: Automjeti në pronësi të 52-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, kemi identifikuar…

Durres Policia 1

Policia jep pas 24 orësh informacion për atentatin në Durrës. Por një tjetër version nga ai i Prokurorisë jep policia.

Teksa burime nga Prokuroria e Durrësit, deklaruan se shënjestra e atentatit ishte Akil Nerjaku, i cili u qëllua teksa lëvizte me një automjet tip “Benz” të blinduar dhe në pronësi të shtetasit me iniciale H.K., policia, e cila duhet të kishte informuar që ditën e djeshme, njoftoi sot se automjeti është në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut dhe se ishte i parkuar.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 12.09.2022, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Policia deklaron se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

“Vijon puna intensive për kapjen e autorit. Për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Atentati në Durrës/ 24 orë pas ngjarjes, policia përgënjeshtron prokurorinë: Automjeti në pronësi të 52-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut, kemi identifikuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook