Atentat me armë zjarri ndaj një personi në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Plazhit në Durrës, teksa gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Akil Nerjaku.
Fatmirësisht Nerjaku nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyete Nerjakun, teksa nuk dihen rrethanat dhe motivet e krimit.