Riaktivizohet zjarri në zonën e Peshtanit në Fier, digjet një sipërfaqe prej 2 hektarësh

Zjarri Fier

Prej dy ditësh pylli me pisha në zonën e Peshtanit në Fier është përfshirë nga flakët.

I vendosur në kontroll në orët e vona të së hënës, zjarri është riaktivizuar këtë të martë, duke djegur një sipërfaqe prej më shumë se 2 hektarësh.

Ndërhyrja e zjarrfikësve të Fierit ka shmangur përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe më të gjerë, ndërkohë që për kryeplakun e fshatit Petrit Muçaj, zjarri është i qëllimshëm, ndërsa deri tani nuk ka një autor.

Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, duke djegur sipërfaqe me pisha e ullinj.

Riaktivizohet zjarri në zonën e Peshtanit në Fier, digjet një sipërfaqe prej 2 hektarësh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook