Aksident i rëndë në Berat, Benzi bën manovra në rrugë dhe përplas 3 shtetas. Arrestohet shoferi

Screenshot 20220914 233444 Whatsapp

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit. Një automjet, tip Fuoristradë Benz, me targa angleze ka qënë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përplasur 3 shtetas që ndodheshin në anë të rrugës, përbri mjetit të tyre, tip Fiat Punto, me targa AA 836 AG.

Edhe pas përplasjes, drejtuesi i Benzit i ka marrë ata zvarrë së bashku me mjetin, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda. Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Burimet spitalore bëjnë me dije se, tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentit, shtetasi L.S, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici,ndërkohë që nuk bēhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.

Njoftmi i Policisë

Berat/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kombinatit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.S., është përplasur me një automjet tip “Fiat”.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi Sh.K., 63 vjeç, dhe shtetaset B.N.,48 vjeçe dhe M.N., 37 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në Berat, Benzi bën manovra në rrugë dhe përplas 3 shtetas. Arrestohet shoferi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook