Drejt zyrtarizimit, sot pritet firma e sulmuesit 24-vjeçar me Vllazninë

Te Vllaznia kanë pritur që dje sulmuesi nga Tuzi, Kristjan Vulaj, të firmoste kontratën dhe të prezantohej zyrtarisht, por gjithçka është shtyrë për ditën e sotme.

KRISTJAN VULAJ

Drejtuesit dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen, por në mungesë të menaxherit të Vulajt gjatë ditës së hënë, palët kanë rënë dakord që firmosja të bëhet vetëm sot.

Në Shkodër janë të bindur se nuk do të kenë një tjetër surprizë të pakëndshme, siç ka ndodhur më parë me lojtarë si Endrit Krasniqi, Engjëll Hoti dhe Nemanja Bosançiç, të cilët edhe pse kishin rënë dakord me klubin, në momentet e fundit kanë “dribluar”.

VULAJ

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

Drejt zyrtarizimit, sot pritet firma e sulmuesit 24-vjeçar me Vllazninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook