Arbër Basha dhe Kastrioti ndajnë rrugët me mirëkuptim të plotë.
“Panorama Sport”zbulon se mesfushori 24-vjeçar ka kërkuar tërheqjen e dokumentacionit nga klubi krutan dhe tashmë është një lojtar i lirë.
Në sezonin e fundit, Basha ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, nga ku në 36 javë kampionat, ka luajtur në 30 ndeshje, madje ka shënuar edhe dy gola.
Gjithashtu, Basha është aktivizuar në të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në sezonin 2021-2022.
Për arsyet e largimit, gazeta kontaktoi dje vetë Bashën, i cili dha mesazhe mirënjohjeje për atë që ka kaluar te Kastrioti.
“Kam vendosur të largohem nga Kastrioti, pasi e kisha të nevojshme të ndryshoja ambient.
Kam kaluar mjaft mirë në të tria sezonet që kam qenë pjesë e ekipit krutan dhe i falënderoj të gjithë për gjithçka, që nga presidenti, trajnerët, stafet teknike dhe bashkëlojtarët, me të cilët kemi kaluar momente të mira, por edhe të vështira.
Sa për të ardhmen, ende jam i paqartë, pasi kam disa oferta nga jashtë, për të cilat ende jam në pritje”, deklaroi Basha. Kujtojmë që mesfushori ka luajtur edhe në Estoni.
– Arena e Lajmit
Loading…