“Familjet po humbin fëmijët!”, Ilir Meta për emigrimin e të miturve: Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta u shpreh se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.

Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet axhenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë, që sipas tij, as një pushtues nuk do guxonte ta bënte.

“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!
Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!

Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.

Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, ka shkruar Meta.

“Familjet po humbin fëmijët!”, Ilir Meta për emigrimin e të miturve: Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook