Panelistët në studion e emisionit “Open” kanë diskutuar për aferën e inceneratorëve, me analistin Andi Bushati që tha se 430 milionë eurot e vjedhura mund të gjenden brenda kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, analisti Artur Zheji deklaroi se dëmi në buxhetin e shtetit nga afera e inceneratorëve mund të shkojë në 720 milionë euro.
Në vijim, analisti Fatos Lubonja tha se shteti që ka ndërtuar Rama është toksikuar nga raporti që ka qeveria me krimin, që tani vjedh hapur pa iu trembur syri nga institucionet ligjore.
DISKUTIMI
Andi Bushati: Një test për SPAK nuk është se është testuar me kohë që është i tredhur. Nëse e bën do e bëjë me leje. Kur ti thotë Rama që të bëjnë ndonjë gjë se na erdhi në majë të hundës do e bëjnë. Kjo që ka ndodhur me inceneratorët është një krim shtetëror. Ata pensionistët nuk i ka kapur krimi ekonomik apo drejtoria e koncesioneve. Për ta kuptuar këtë përtej fakteve është sesi ka ndryshuar trajektorja e Edi Ramës në lidhje me akuzat për inceneratorët. Ai dikur i vinte gjoksin para inceneratorëve.
E patë Ramën e fundit në komisionin Hetimor. Korrupsioni sëmundje përhapëse, nuk mban përgjegjësi kryeministri se ç’kanë firmosur ministrat dhe vartësit e tij. Nga një njeri që i vinte gjoksin asaj veprës së madhe, tani po largohet dalë ngadalë për të shitur të gjithë bashkëpunëtorët që tani thotë se pa dijeninë e toij kanë bërë këto veprime. Ajo e inceneratorëve është vjedhja më e madhe që ka ndodhur në Shqipëri që nga koha e Ismail Qemalit.
Këtu po na vjedhin ditën për diell, dhe kur del Iliri apo gruaja e Ilirt që tonë ja dokumenti me firmë që këta po na vjedhin këta thonë po këta do dëgjoni mo, spiunët. Çdo lloj debati tjetër që prodhohet është për të fshehur vjedhjen sistematike që na bëhet çdo ditë, me shëndetësinë, me hashashin dhe me drogën, me bananet që sa herë hapet kontejneri na del kokainë.
Dritan Hila: Po ça ta lëmë të iki kokaina, se policia po bën aksione.
Andi Bushati: Po për këtë kokainën DASH-i që e ka shpallur non-grata atë thotë se po shtohet. Trafikantët e kokainës që i ke të dënuar në Angli, i ke të filmuar që marrin shkopat e bejsbollit që godasin opozitën se kundërshton Edi Ramën në Elbasan.
Dritan Hila: Nëse do të dështojë një hetim ngri një komision hetimor. Nëse dështonte SPAK-u mund të ngrije komision hetimor. Mu duk e qëllimshme, ndaj them duke para fytyrën e Gugallës dhe Zotajt nuk më duken dishepuj të ekologjisë apo ekonomistë të zgjuar. Mban erë. Fatmirësisht buxheti i shtetit nuk e ka pësuar si dëm atë 430 milionëshin. 120 nuk i ka kaluar.
Artur Zheji: 720 milionë do të shkojë dëmi.
Dritan Hila: Është një çështje që vjen erë. Një çështje e qelbur. Shpresoj mos të ngelen te ky ministri që është brenda dhe te ai ditëziu Allqi, si e ka ai. Ka akuza për një luftë të brendshme qeveritare se dikush ka çuar dosjen për t’i bërë gropën shefit të tij. Por jemi akoma në kuadrin e thashethemeve.
Fatos Lubonja: Shiko ne kemi disa njerëz, këta të 3 që kanë ikur me rekorde gjysmë kriminale. Njerëz që janë marrë me këto gjëra. Njerëz të krimit, në një mënyrë apo tjetrën, që futen dhe kanë krijuar lidhje me politikën, politikanët dhe deri me kryeministrin dhe u jepen shifra të jashtëzakonshme, si 300, 400 milionë pa asnjë kontroll institucional, pa asnjë gjë, kuptohet sheshit për të vjedhur së bashku me ta. Kur shteti është toksikuar nga këta njerëz, kur qeveriset me këta njerëz, kur ato punët e bukura i shiten publikut si inceneratorë bëhen me këta njerëz, këta njerëz arrijnë deri aty sa nuk i kanë mjaftuar këto para pa ndërtuar e pa bërë asgjë. Por edhe ato para që mund t’ia kthenin shtetit nëpërmjet taksave i kanë bërë evazion fiskal nëpërmjet faturave dhe pensionistëve.
Andi Bushati: Paratë e saj janë vetëm brenda kabinetit Rama. 430 milionët e inceneratorëve janë vetëm brenda kabinetit Rama.