“Kam gruan shtatzënë”, drogë nga Barcelona në Itali, shqiptari kapet me 20 kg lëndë narkotike në Francë

Policia Franceze

Një shtetas me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi u kap me 20 kg lëndë narkotike. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari jetonte në Itali dhe se kishte leje qëndrimi.

Shqiptari është vënë re nga autoritetet pasi e kanë parë atë të shqetësuar dhe pasi i kanë kontrolluar dokumentet , i kanë bërë kontroll dhe automjetit me të cilin po lëvizte. Autoritetet franceze kanë zbuluar se kishte dy thashë që kishin jo më shumë se 20 kg kanabis.

Ai ka pranuar para autoriteteve se do të kryente transportimin e drogës nga Barcelona në Itali në emër të një tjetër shqiptari. Por nuk ka pranuar të tregojë identitetin pasi i frikësohej hakmarrjes. Ndërkohë për këtë dorëzim do të paguhej 5000 € .

Ndër të tjera para gjykatës ai ka treguar se kishte bashkëshorten shtatzënë dhe se donte që ta çonte edhe gruan në Itali ku edhe kishte leje qëndrimi.

Arena e Lajmit

“Kam gruan shtatzënë”, drogë nga Barcelona në Itali, shqiptari kapet me 20 kg lëndë narkotike në Francë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook