Kriza e golave te Dinamo, merkato e orientuar e gjitha nga… sulmi

Çfarë lojtarësh do të afrojë Dinamo këtë verë?

kukesi-dinamo

Nëse i referohemi grupit të lojtarëve që janë nën kontratë, bazën e ka. Kryeqytetasve u duhen pak përforcime, por sigurisht të goditura, në mënyrë që rikthimi në elitë të mos vihet në diskutim.

Në një nga njoftimet e fundit të klubit, thuhet se po punohet për afrime cilësore dhe lojtarë të rinj që pasqyrojnë filozofinë dinamovite.

Më parë presidenti Adrian Bardhi ka pohuar se do të bëhen 4 goditje në merkato.

Nuk ka detaje të tjera për momentin. Prurje do të ketë në të gjitha repartet, por veçanërisht në sulm.

Për portën është konfirmuar Edvan Bakaj. Në mbrojtje blutë kanë lojtarë, si Eni Imami, Alesio Mija, Ali Samake, Indrit Prodani dhe Edis Maliqi.

Prapavija në njëfarë mënyre është e plotësuar ose mund të ketë nevojë për ndonjë ndërhyrje të vogël, gjithmonë nëse nuk ka “firo” deri më 10 korrik.

Edhe në mesfushë, blutë i kanë elementët aktualisht në organikë. Janë pjesë e skuadrës Sabjen Lilaj, Besir Demiri dhe Lansinet Sidibe.

Praktikisht, e gjithë treshja që sezonin e fundit luajti në qendër të mesfushës. Dhe janë që të tre lojtarë më shumë përvojë e kualitet, që në Kategorinë e Parë do të bënin diferencën.

LLOGARITË ME SULMIN – Dinamo ka pasur probleme të theksuara në sulm gjatë sezonit në Superiore. Ishte ekipi që shënoi më pak gola.

Blutë nuk ia dolën të gjenin lojtarët e duhur për këtë repart as në verë dhe as në dimër. Dhe problemi me golin soli edhe problemin me rezultatet e rrjedhimisht rënien nga kategoria.

Janë larguar nga ekipi fantazisti Agim Ibraimi, golashënuesi më i mirë, sulmuesit anësorë Rimal Haxhiu dhe Redon Mihana, si dhe qendërsulmuesi Stefen Çinedu.

Kanë mbetur te Dinamoja vetëm Rexhinaldo, asnjë gol me fanellën blu, Bardhi dhe braziliani Denison. Edhe ky i fundit nuk ka shënuar asnjë gol, por me trajnerin Vanoli nuk pati hapësira.

Është e qartë se sulmi dinamovit ka nevojë për lojtarë me kualitet, minimalisht për një sulmues qendrës dhe një sulmues krahu.

“PËRFORCIME” NGA U-21 – Dinamo ka në organikë edhe disa lojtarë të rinj, të cilët sezonin e fundit u aktivizuan me ekipin U-21. Disa patën fatin të kalonin në ekipin e parë.

Përveç Mijës që zuri vend në mbrojtje, janë edhe dy të rinjtë e tjerë që përforcojnë mesfushën, Devid Fejzulla dhe Redon Laho. Këtë rrogë mund të ndjekin edhe Xhoel Plaku apo Alesio Përloshi e ndonjë tjetër.

Në Kategorinë e Parë këta lojtarë mund të ingranohen më shumë me skuadrën dhe pastaj në të ardhmen do të jenë më të rëndësishëm për Dinamon.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Kriza e golave te Dinamo, merkato e orientuar e gjitha nga… sulmi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook